Hailey and Justin Bieber bëhen prindër par herë të parë

Hailey and Justin Bieber bëhen prindër par herë të parë

09:53, 24/08/2024

Hailey dhe Justin Bieber njoftuan të premten lindjen e fëmijës së tyre të parë.

Në një postim në Instagram të premten në mbrëmje, Justin ndau një foto të këmbës së foshnjës. "Mirë se erdhe në shtëpi, Jack Blues Bieber," shkroi Justin në përshkrimin e postimit, së bashku me një emoji arushi.

Hailey ndau të njëjtën foto në historinë e saj të Instagramit dhe e shoqëroi me emrin e foshnjës dhe emoji të një arushi dhe zemre blu.

Çifti nuk dha detaje shtesë, përfshirë kur ka lindur foshnja. Një përfaqësues i Hailey Bieber i tha CNN-it të premten mbrëma se nuk ka detaje të tjera të disponueshme.

Këngëtari kanadez, 30 vjeç, dhe modelja, 27 vjeç, të cilët janë të martuar prej gjashtë vitesh, njoftuan shtatzëninë në maj përmes një serie fotosh në faqet e tyre përkatëse të Instagramit. Ata postuan foto ku shfaqet barku i saj i rrumbullakosur në një fustan të bardhë me dantellë. Në atë kohë, Bieber ishte gjashtë muaj shtatzënë. Justin Bieber shihet gjithashtu duke mbajtur me dashuri barkun e Hailey Bieber në një nga fotot.

Hailey i tha revistës W në një intervistë muajin e kaluar se vendosi ta zbulonte që ishte në pritje për të shijuar shtatzëninë “në mënyrë të hapur”. Ajo shtoi se thjesht “dëshiroja lirinë për të dalë dhe jetuar jetën time.”

“Në fillim (të shtatzënisë), ishte shumë emocionale për mua. Si, 'Unë e dua kaq shumë këtë qenie njerëzore. Si mund të sjell dikë tjetër në këtë botë?’” tha ajo.

Kënga e famshme e Justin-it, "Baby," e bëri atë një yll pop-i adoleshent në vitin 2010. Ai ka fituar dy çmime Grammy dhe ka arritur tetë këngë numër një.

Hailey themeloi markën e kujdesit të lëkurës Rhode dhe ka qenë modele për marka të mëdha, duke përfshirë Guess, Ralph Lauren dhe Tommy Hilfiger.

Në vitin 2018, Justin Bieber njoftoi në faqen e tij në Instagram se çifti ishte fejuar.

Vetëm disa muaj pasi njoftuan fejesën e tyre, çifti u martua fshehurazi në një gjykatë të New York-ut. Në vitin 2019, ata u martuan sërish në një ceremoni madhështore me familjen dhe miqtë në një resort luksoz në Bluffton, South Carolina.

Pas njoftimit të shtatzënisë, nëna e Justin-it, Pattie Mallette, postoi një video në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram me reagimin e saj./CNN - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco