Getinjo në një lidhje të re dashurie?

Getinjo në një lidhje të re dashurie?

16:24, 08/08/2024

Reperi i njohur Getinjo ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale, duke filluar një lidhje të re dashurie.

Lajmin e ka ndarë vetë ai me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka publikuar një fotografi pranë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Edhe pse Getinjo ka vendosur të mbajë fshehur fytyrën e saj, duke i vendosur një ‘emoji’, nuk ka dyshim që çifti duket i lumtur pranë njëri-tjetrit.

 

Kujtojmë se reperi ka qenë në një lidhje për disa muaj me Vivien Thano, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 1. Lidhja e tyre ishte një nga më të përfolura gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother, dhe përfundimi i marrëdhënies së tyre u përfol për një kohë të gjatë në media.

Mirëpo, duket se Getinjo ka gjetur sërish dashurinë dhe është gati të fillojë një kapitull të ri në jetën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco