Po e prisnin të performonte, si e morën vesh fansat lajmin për arrestimin e Noizyt?

Po e prisnin të performonte, si e morën vesh fansat lajmin për arrestimin e Noizyt?

16:06, 07/08/2024

Lajmi i ditës është arrestimi i Noizyt!

Reperi i njohur dhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) u arrestuan mbrëmë në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

 

Të dy ishin nisur për në Shëngjin, por nuk kanë arritur që të shkojnë në koncertin me pushuesit në Kune të Shëngjinit.

Teksa publiku priste Noizy-n që të performonte, në LED u është shfaqur lajmi se reperi nga Durrësi ishte arrestuar. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, si Noizy, ashtu edhe DJ Crax do të ekstradohen në Kosovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco