Kopjon Heidin? Ja si i përgjigjet Vesa Smolica ndjekësit

Kopjon Heidin? Ja si i përgjigjet Vesa Smolica ndjekësit

11:04, 23/07/2024

Këngëtarja Vesa Smolica vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjete sociale. Ajo i lejon fansat të pyesin përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Ditën e djeshme, Vesa mori një mesazh për Heidin, ish-banoren e ‘Big Brother VIP Albania 3’.

 

“Ngele duke kopjuar Heidin me flokët që i ke bërë njësoj”, ka qenë komenti i bërë nga një ndjekës.

Ish-konkurrentja nuk hezitoi të përgjigjej, madje edhe i sqaroi në detaje se si ka arritur deri këtu.

“Zemrat e mia me zor po pres me i rikthy sikur i kam pasur, por për me më dalë ngjyra karrot më është dashur t’i bëj me blanzh për me e hek urgjent edhe ka dalë ngjyra që e kam tani”, u shpreh ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco