Incidentet nuk kanë të ndalur/ Bebe Rexha për pak goditet sërisht me mjete të rënda nga fansat

Incidentet nuk kanë të ndalur/ Bebe Rexha për pak goditet sërisht me mjete të rënda nga fansat

20:52, 08/07/2024

Bebe Rexha është përfshirë sërish në një incident në skenë.

Këngëtares 34-vjeçare iu desh të largonte një spektator në një prej koncerteve të saj në Norvegji gjatë kësaj fundjave. Ajo e kërcënoi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi një spektator tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës live të këngëtares.

Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)”  dhe në videot e shpërndara shihet Bebe duke i'u drejtuar një spektatori me një gjuhë të ashpër.

“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment”.

Në një tjetër video,  ajo përpiqet të identifikojë personin që përpiqet ta gjuajë.

“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë. “Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty”.

Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi kënggën që po performonte dhe vazhdoi koncertin.

Muajin e kaluar, këngëtarja nxori nga koncerti disa persona pasi u përpoqën të gjuanin me sende drejt saj. Në qershorin e vitit 2023, Bebe pësoi një lëndim në sy pasi një spektator e gjuajti me celular.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco