Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

20:46, 26/06/2024

Ende pa filluar sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania, spekulimet për banorët që do të jenë pjesë e këtij edicioni kanë filluar që tani.

Gazetarja Aulona Musta, në emisionin e fundit “Natën me Aulonën”, tha se kishte informacione nga disa burime që në sezonin e katërt do të hyjnë tre fituesit e tre edicioneve të kaluara, pra Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno.

“Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit, Big Brother 4 do të jetë Big Brother All Stars, ku do të hyjnë disa nga personazhet e tre edicioneve VIP dhe do jenë ndër gjithë emrat e tjerë: Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, tha gazetarja Musta.

Gjatë diskutimit me gazetarët në studio, gjithashtu u tha se pjesë e kësaj super-përballjeje mund të jenë Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo.

Sipas tyre, inkuadrimi i tre banorëve fitues të edicioneve të kaluara do të nxjerrë anë të tjera të lojës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco