Tha se Flori Mumajesi nuk i kthen mesazhet, Fifi: E kam lënë të qetë

Tha se Flori Mumajesi nuk i kthen mesazhet, Fifi: E kam lënë të qetë

12:02, 23/06/2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, teksa ishte e ftuar në Top Arena ka zbuluar se si po shkon miqësia e saj me Flori Mumajesin, pas deklaratës së pa ditëve më parë, ku tha se nuk komunikon prej një vitit me të. Fifi tha se e ka lënë të qetë dhese pret që ai t’i shkruajë vetë.

“Unë e kam ekzagjeruar pak se nuk kam 1 vit që nuk kam folur me të por kam nga 6-7 muaj, e kam lënë të qetë, po pres të më shkruajë vetë se e di që do të më shkruajë vetë kur të jetë momenti”

 

Artisja më parë tha se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës. Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike. Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të. Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco