Çfarë ndodhi mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

Çfarë ndodhi mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

22:41, 21/06/2024

Më shumë se një vit më parë Efi dhe Mozzik ishin kryefjalë e mediave.

Image

Ata do shfaqeshin në Instagram në disa foto bashkë që ngritën dyhsime për një lidhje, e që më pas rezultoi se Efi ishte protagonist e klipt të këngës “Fatkeqësi” të reperit.

Edhe pse dukej se raporti mes tyre ishte shumë i afërt, disa detaje na bëjnë të mendojmë se diçka mes tyre ka ndodhur.

Si fillim, Efi nuk e ndjek më Mozzik në Instagram. As ky i fundit nuk e ndjek, por nuk e ka ndjekur as më parë pasi ai ka vetëm 7 persona në listën e njerëzve që ndjek.

Image

Nëse mund t’ju duket normale që Efi thjesht ka vendosur mos të ndjekë më dikë që nuk e ndjek, po ju sjellim detajin tjetër.

Para pak ditësh Mozzik publikoi albumin e ri ‘Mërgimstar”, në të cilin ka dy këngë edhe me Dafinën. Dhe gjejeni pak…Efi mbështeti vetëm Dafinën për projektin e ri.

Ajo jo vetëm nuk suportoi, publikisht, Mozzik për albumin siç ka bërë këto kohë, por ndau një foto të këngës duke i bërë tag vetëm Dafinës. Kjo na bëri të dyshojmë për një krisje raporti mes saj dhe Mozzik.

Arsyeja? Ende nuk dihet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco