‘Isha 9 vjeçe kur shkoj në shtëpi dhe shoh plotë njerëz...’/ Lea Luara rrëfen momente të vështira nga jeta e saj: Mami dhe babi u dashuruan dhe u arratisën

‘Isha 9 vjeçe kur shkoj në shtëpi dhe shoh plotë njerëz...’/ Lea Luara rrëfen momente të vështira nga jeta e saj: Mami dhe babi u dashuruan dhe u arratisën

21:59, 18/06/2024

Vajza e regjizorit të njohur, Muhallaq Luarasi dhe aktores, Edi Luarasi, Lea Luarasi ishte e ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën  ku foli gjatë për fëmijërinë dhe momente të veçanta  të jetës së saj, ku gjithashtu ndau me publikun mëmyrën si u njohen dhe u martuan prindërit e saj.

“Kur u burgos babi më 11 korrik 1973 unë isha 9 vjeç. U kthyem nga kampi i pijonerëve sepse isha atje me vajzat e tezes dhe për çudi nuk erdhi të namerrte mami tek autobuzat që ndalonin në atë kohë tek akademia e arteve. Ne shkua në këmbë dhe e gjeta shtëpinë plotë me njerëz. Nuk po kuptoja se çpo ndodhte , vetëm shikoja mamin që pinte konjak dhe cigare pafund . ishte e vështirë ajo ditë. Sikur kishte rënë një re mbi atë shtëpi. Shtëpia ime. Shtëpia jonë ka qënë përkrahë me shtëpinë e Kiço Ngjelës dhe në fakt shtëpia e Kiço Ngjelës ishte shtëpia e gjyshes time që në 1946 erdhi partia dhe tha ‘kjo vilë na duhet për partinë’. Ne lëvizëm nga vila që kishte ndërtuar gjyshja me paratë e kursyera në vilën përkrahë që ishte një familje tjetër të persekutuarish.”

Lea tregon se babit  të saj iu deshën të kalonte një kalvar mundimesh për të bindur vjehrrën e tij se ishte bashkëshorti i i daj për vajzën e saj

“Kur në horizont doli Mihallaq Luarasi, gjyshes time nuk i pëlqeu fare. U zbut sepse babi bënte gjithçka për tja marrë zemrën. Babi i bënte hyzmet gjyshes time.  Mami dhe babi im janë martuar shumë të rinj dhe janë rrëmbyer. Kanë ikur nga shtëpia dhe kanë shkuar në një hotel. Atje kanë jetuar 2 vite” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco