Kriset miqësia mes tyre? Në Tiranë por Rike Roçi mungon në ditëlindjen e Roza Latit, a e uroi modelja miken e saj?

Kriset miqësia mes tyre? Në Tiranë por Rike Roçi mungon në ditëlindjen e Roza Latit, a e uroi modelja miken e saj?

09:37, 15/06/2024

Moderatorja Roza Lati ditën e djeshme festoi 36-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë kaq të veçantë për të, ajo oragnizoi një festë, ku të ftuar special ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother VIP” me të cilët Roza kishte marrëdhënie të mira.

Aktori Jul Deda, Françeska Murati, Ledjona Xheladinaj, Lisi Myrtaj, Fation Kuqari dhe Erjola Doçi ishin ish-konkurrentët e reality show që u shfaqën në ditëlindjen e moderatores.

Megjithatë ajo që nuk i shpëtoi syrit të publikut ishte mungesa e mikes së moderatores, Rike Roçi, ndonëse kjo e fundit ishte në Tiranë.

Vajzat kishin një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën në shtëpinë e “BBV”, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes pas daljes nga shtëpia.

Nga ana tjetër Rike nuk e ka uruar Rozën përmes ndonjë postimi në Instagram.

Rike gjatë intervistave televizive pas daljes nga reality show ka treguar se Roza është konkurrenti që mbështet në “BBV”, ndërsa disa ditë pas eleminimit i dërgoi moderatores një dron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco