Pas fitores në Miss Universe Albania, flet Françeska: Luftë me komente negative

Pas fitores në Miss Universe Albania, flet Françeska: Luftë me komente negative

22:00, 12/06/2024

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte modelja Françeska Rustemi.

Pak ditë më parë ajo u shpall ‘Miss Universe Albania 2024’, duke rrëmbyer kështu kurorën e së bukurës. Gjatë intervistës që ka dhënë ditën e sotme ajo tregon për komentet që ka marrë qoftë pozitive apo negative mirëpo ka theksuar se kishte një luftë me komente negative që erdhën vrullshëm.

 

“Pozitive po, por kishte edhe një luftë me komente negative që erdhi shumë i vrullshëm. Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që Instagram-i dhe TikTok-u të më kishin shpërthyer me komente pozitive dhe negative, por shpresoj që me kalimin e kohës edhe këto komente negative t’i kthejmë në pozitive me punë.”- u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco