'A beson te rikthimet?' Përgjigjet e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës

'A beson te rikthimet?' Përgjigjet e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës

11:25, 12/06/2024

“A beson te rikthimet?”- ka qenë pyetja që i është bërë së fundmi çiftit aq shumë të komentuar Ledri Vula dhe Sara Hoxha.

Vetë ata nuk e konfirmuan kurrë drejtpërdrejtë se janë ndarë. Në faky menaxheri i reperi Faton Shoshi është i vetmi që ka folur mbi këtë temë, duke deklaruar se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, por pa përjashtuar një rikthim.

E ftuar në “Chery on Top”, kur u pyet nëse beson se rikthimet Sara pati këtë bashkëbisedim me Bora Zemanin:

Sara: Për mua ti je shembulli më i mirë i rikthimit dhe nuk kam çfarë them fare.

Bora: Mendoja që nuk besoja, por më ndodhi dhe rikthimi ishte më i fuqishëm se fillimi.

Sara: Patjetër, sepse të bën më të fortë besoj.

Ndërsa reperi ka dhënë një intervistë për MCN TV, ku edhe është pyetur nëse beson te rikthimet. “Po, me 100 probleme jam rikthyer”, ka qenë përgjigja diplomatike e tij, referuar këngës “100 probleme” që e riktheu në muzikë.

Nuk e dimë nëse u besoni ju rikthimeve, por nëse na besoni ne Sara dhe Ledri janë rikthyer bashkë dhe mund të lexoni KËTU.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco