Holanda kërcënon se do të tërhiqet nga Eurovizioni

Holanda kërcënon se do të tërhiqet nga Eurovizioni

14:21, 10/06/2024

Holanda ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga garat e ardhshme të Eurovizionit pasi konkurrenti i këtij viti, Joost Klein, u skualifikua.

Transmetuesi holandez Avrotros ka bërë thirrje për "rregullime strukturore" të konkursit dhe do ta mbajë pezull pjesëmarrjen e tij derisa të bëhen ndryshimet.

Këngëtari Joost Klein u skualifikua gjatë konkursit të vitit 2024 në Malmö, Suedi, pasi dyshohet se kishte kërcënuar verbalisht një punonjëse të prodhimit – hera e parë që një artist skualifikohet pasi ka kaluar në finale. Policia suedeze tha se këngëtaro ka të ngjarë të përballet me akuza.

Transmetuesi Avrotros tha se "ende (beson) se skualifikimi" i Klein "ishte i panevojshëm dhe jo i drejtë".

Transmetuesi u zotua të "bashkëpunojë"  në rishikimin e ngjarjes nga Bashkimit Evropian të Transmetuesve, por bën thirrje për "një hetim më të gjerë, më të thelluar dhe vërtet të pavarur".

Në deklaratën e tij, të lëshuar javën e kaluar, të enjten më 6 qershor, Avrotros nënvizoi se shqetësimet e tij shkuan përtej "incidentit" që përfshiu Klein në qytetin suedez Malmö, duke shprehur nevojën për t'i riparë menaxhimin e konkursit, rregullat dhe procesin e apelimit si dhe presionin e shtuar mbi artistët dhe delegacionet.

Konkursi i Këngës në Eurovizion 2024 ishte ndër më të diskutueshmit në historinë e konkursit, pjesërisht i lënë në hije nga protestat për pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs.

Javën e kaluar, Bambie Thug i Irlandës tha se një hetim i EBU ishte duke u zhvilluar për shkeljet e supozuara nga delegacioni izraelit, duke përfshirë komentet e bëra gjatë interpretimit të grupit të saj si dhe incidentet jashtë skenës gjatë provës së veshjes së Finalës së Madhe.

VIDEO/ Holandezi Joost Klein përjashtohet nga Eurovision

Skualifikimi nga Eurovizion: Joost Klein me 'Europapa' ishte një nga favoritët për të fituar

'Ai kërkoi të mos e filmonin, po s'e respektuan!' - Artisti që e skualifikuan nga Eurovision

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco