Mungoi në gjysmëfinalen e 'Ferma VIP', reagon Fjoralba Ponari

Mungoi në gjysmëfinalen e 'Ferma VIP', reagon Fjoralba Ponari

09:13, 08/06/2024

Fjoralba Ponari, moderatorja e “Ferma VIP” ka reaguar lidhur me mungesën e saj në spektaklin e madh të gjysmëfinales, i cili u zhvillua mbrëmjen e kaluar.

Moderatorja ndau në rrjetin social “Instagram” disa foto, duke theksuar se ishte e përgatitur për spektaklin dhe e kuruar deri në detaje, por një problem shëndetësor bëri që të mos ishte e pranishme, gjë të cilën e dëshmon edhe me një fotografi.

“Si duhej të kishte shkuar & si shkoi?! Falenderuese pafund për çdo mesazh të ngrohtë, në këto momente!”, shkruan ajo.

Gjysëmfinalja u moderua nga opinionistja e “Ferma VIP”, Sonila Meço. Fjoralba do rikthehet në rolin e moderatores gjatë finales së madhe të këtij formati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco