Habit sërish Kim Kardashian! Zbulon çfarë mban në çantën 37 mijë dollarëshe: Një çamçakëz dhe..

Habit sërish Kim Kardashian! Zbulon çfarë mban në çantën 37 mijë dollarëshe: Një çamçakëz dhe..

13:01, 01/06/2024

Themeluesja e ‘SKIMS’, Kim Kardashian ka ndarë me fansat e saj në episodin e ri të “Keeping Up Ëith Kardashians” se çfarë mban në mini çantën e saj me vlerë 37,000 dollarë.

Kim u pyet nga e ëma, Kris Jenner dhe Ryan Murphy se çfarë mund të mbajë ajo në atë çantë kaq të vogël në përmasa, por shumë të çmuar për sa i përket çmimit.

Mes të qeshurave Kim i është përgjigjur se në atë çantë mund të mbajë një buzëkuq ose një çamçakëz, por edhe pse nuk mund të mbajë shumë gjëra asaj i pëlqen.

“Më pëlqen çanta jote e vogël! Çfarë ka brenda? Balsam buzësh?”– e ka pyetur Murphy.

“Zakonisht mbaj ndonjë çamçakëz, një pudër dhe një buzëkuq”– përgjigjet Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco