'U zhgënjyem!' Alban Skënderaj kujton pjesëmarrjen në 'Festivalin e Këngës': Aty duhen vizionarë, që shikojnë përtej interesave të vogla

'U zhgënjyem!' Alban Skënderaj kujton pjesëmarrjen në 'Festivalin e Këngës': Aty duhen vizionarë, që shikojnë përtej interesave të vogla

10:48, 01/06/2024

Alban Skënderajn, i ftuar në "Inspire" me Alketa Vejsiun ndau të pathëna mbi rrugëtimin e tij muzikor, duke filluar nga fitorja e tij në Top Fest 2005 me këngën "Vetëm Ty", e cila e nisi karrierën e tij.

“Ende ka shpresë” në bashkëpunim me Miriam Canin është një nga këngët e tij më të bukur. Me këtë këngë ata morën pjesë në “Festivalin e Këngës”, ku u renditën të dytët. I vetmi Festival ku Albani nuk fiton çmimin e parë.

“U zhgënjyem pak atëherë por ishte një gjë normale sepse ishim shumë entuziastë. Ne jetonim në Gjermani në atë periudhë. Miriami ishte shumë active në Gjermani dhe menduam se ishte një gjë shumë e bukur për Shqipërinë që ta përfaësojmë në një vend ku jetojmë, jemi pjesë dhe kemi shumë kontakte për ta promovuar pastaj në nivel kombëtar.

Ne bëmë maksimumin. Bëmë një këngë shumë të bukur, e realizuam në një nga studio legjendare të Suedisë, aty kishin punuar edhe ABA. E realizuam me orkestrën simfonike të Stokholmit. Kishte zhgënjim por ne e morëm si një mësim.

Ende ka shumë punë aty. Vizioni nuk shkon më shumë se dy metër. Aty duhen vizionarë, njerëz që shikojnë përtej interesave të vogla. Që e duan Shqipërinë. Sepse ai është një festival që na përfaqëson ne në tërësinë tonë, një pasqyrë e jashtëzakonshme për ne. për të përfaqësuar veten, por edhe për të përfaqësuar vendin.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco