Publikohet ‘Albania’ nga Capital T, kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Publikohet ‘Albania’ nga Capital T, kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

18:35, 30/05/2024

Këngëtari i njohur Capital T ka publikuar projektin e tij më të ri ‘Albania’ që i dedikohet Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro2024.

Capital T ka bërë një interpretim, me klip të veçantë, duke përfshirë pak nga të gjitha karakteristikat e Shqipërisë.

Kjo këngë do t’i shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’.

‘A din sa kisha ka vujt mes me të pa ty happy… Kurrgjo s’kisha kursy të gjtiha për ty i japi… Kush ka folur për neve…’, është një pjesë e këngës së kombëtares.

Kënga është xhiruar në ‘Arenën Kombëtare’, ndërsa shpesh herë shfaqen qytetet, përfshirë momentet më të gëzueshme të lojtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco