U gjobit pasi kishte volumin e makinës në fund me këngën e Butrint Imerit, këngëtari i paguan faturën fansit

U gjobit pasi kishte volumin e makinës në fund me këngën e Butrint Imerit, këngëtari i paguan faturën fansit

13:48, 30/05/2024

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një fans të Butrint Imerit. Teksa kishte ngritur një prej këngëve të artistit “në kupë të qiellit” duke lëvizur me makinë, ai është ndalur nga policia madje është gjobitur prej tyre.

Pas kësaj, fansi ia dërgoi Butrintit gjobën, të shqyrtuar nga policia dhe iu drejtua me një kërkesë: t’ia paguante atë. “Mirë do kishte bërë të ma paguante këtë dënim se me këngën tënde më kanë dënuar. Zëri në kupë të qiellit.”, shkroi fansi.

Këngëtari më pas vendosi që t’ia paguante gjobën, mirëpo iu drejtua fansit të tij me një kërkesë:

Këtë herë ta pagova, por herën tjetër mos u nxito për pak frazë që vjen nga kënga e tij e fundit, “Psikopat” por paksa e ndryshuar. Fraza origjinale është “mos e prish për pak”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco