Ori tregon banoren e “BBVA 3” që i ka ngjallur empati: 'Më dukej sikur do më këputej në dorë'

Ori tregon banoren e “BBVA 3” që i ka ngjallur empati: 'Më dukej sikur do më këputej në dorë'

12:19, 30/05/2024

Ori Nebijaj, e ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin, foli për “BBVA 3” dhe tregoi ndër të tjera se personazhet janë zhvilluar në mënyrë graduale, por gjithsesi, një prej banoreve i ka ngjallur shumë empati.

Image

Arbri e pyeti Orin nëse është mërzitur me veten për ndonjë personazh, pasi e kishte gjykuar ndryshe në fillim, por mund të kishte gabuar gjatë rrugëtimit dhe Ori u shpreh:

“Nuk jam mërzitur për asnjë. Le të themi që në “Big Brother” të gjithë personazhet kanë nisur dhe janë zhvilluar gradualisht”.

Më tej, ajo vijoi duke thënë se Roza i është dukur shumë e ngarkuar emocionalisht dhe e shmangte kontaktin me sy me moderatoren:

“E vetmja vajzë dhe do të thoja i vetmi personazh, që nga darka që ne hymë në shtëpinë e “Big Brother” për darkën ku isha unë, Arbri dhe Ledioni, më preku, m’u duk shumë e ngarkuar emocionalisht dhe më bëri shumë empati, ishte Roza”, duke shtuar se e shmangte shikimin në sy, pasi i dukej sikur do i këputej në dorë.

Image

Ori Nebijaj ishte opinioniste e edicionit të tretë të “BBVA”, krah Arbër Hajdarit. Ajo, në një intervistë për Top Channel, ka folur për përvojën në këtë rol:

“Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike. Në fakt, parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij…Top Channel është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe Top Channel ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe mendoj se do jetë më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me shumë eksperiencë”, u shpreh Ori.

Mandej, u shpreh: “Media, por edhe politika më kanë mësuar qartazi atë vijën e kuqe mes të qenit neutral dhe profesional. Në rolin e opinionistit nuk mund të ketë tifozëri dhe asgjë personale; udhëhiqesh nga të qenit i drejtë dhe me asnjëherë palë. Kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”.
 
Ori është shkëputur për një kohë relativisht të gjatë nga ekrani, duke iu përkushtuar karrierës së saj në politikë. Ajo vijoi rrugëtimin paralelisht me atë të opinionistes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco