Tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori amerikan

Tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori amerikan

12:11, 30/05/2024

Aktori Johnny Wactor u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje, në moshën 37 vjeçare. Johnny Wactor, i njohur më së miri për interpretimin në 200 episode të serialit televiziv General Hospital, vdiq të shtunën herët në mëngjes, sipas nënës së tij Scarlett.

Johnny Wactor ishte me një koleg kur disa burra tentuan t’i vidhnin makinën. Aktori, sipas asaj që bëhet e ditur, nuk ka tentuar të zihet me ta apo t’i ndalojë, por sulmuesit e kanë qëlluar para se të largohen nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë një përshkrim të të dyshuarve, por nëna e aktorit shpreson që fajtorët të gjenden shpejt.

Shumë nga fansat e tij do ta kujtojnë atë për rolin e tij si Brando Corbin në Spitalin e Përgjithshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco