'Këngëtaret kishin frikë që do ua marr burrat'/ Adelina Tahiri habit me deklaratën: Pasi u martova…

'Këngëtaret kishin frikë që do ua marr burrat'/ Adelina Tahiri habit me deklaratën: Pasi u martova…

20:59, 29/05/2024

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale. 

Adelina tregoi që disa nga këngëtaret shqiptare janë bërë shoqe me të pasi ndërroi status, dhe u martua me bashkëshortin e saj aktual, avokatin maqedonas Serjoza Markov.

Image

Duke qeshur këngëtarja tha se artistet mesa duket kanë pasur frikë që ajo do ua marrë burrin.

“Nuk kam raporte të këqija me asnjë këngëtare. Këngëtaret kanë ndërruar raport me mua. Në momentin që ndërrova status kanë filluar të bëhen shoqe me mua. Nuk e di a kanë pasur frikë që mos ua marr burrat.

Image

Në momentin që kam ndërrua status më janë afruar këngëtaret të cilat nuk më kanë folur më parë”– tha Adelina.

Ndonëse është nënë e një djali, Adelina njihet si një ndër femrat më të bukura në estradën muzikore, ndërsa shpeshherë është përfolur edhe për jetën e saj personale dhe ndarjen nga bashkëshortin i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco