Gazi aludon për arsyen e mungesës së Romeo Veshajt në 'Post Big Brother'

Gazi aludon për arsyen e mungesës së Romeo Veshajt në 'Post Big Brother'

18:57, 29/05/2024

Romeo Veshaj nuk mungoi vetëm në after party-n e BBV, por edhe në “Post Big Brother”.

Vetë Romeo nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë çështje. Madje, arsyeja e mungesës së tij është diskutuar edhe nga ish-banorët.

Gazmend Ujkashi, i ftuar në “Ftesë në 5”, së bashku me Eduard Dedën, Arnita Beqirajn dhe Olsi Abazin, tha se arsyeja e mungesës së Romeos mund të mos jetë hatërmbetje, siç aludohet, por mund të vijë si shkak i dhimbjes së aktorit Agron Llakaj, i cili vetëm pak ditë më parë humbi bashkëshorten.

Gjithashtu, shtoi se Romeo dhe Agroni kanë lidhje të ngushtë mes tyre, ndaj me sa duket, ish-banori i BBV3 ka vendosur të respektojë dhimbjen e mikut të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco