Publikoi dhe fshiu videon e Xhensila Myrtezajt, Majk sqaron veprimin pas spekulimeve

Publikoi dhe fshiu videon e Xhensila Myrtezajt, Majk sqaron veprimin pas spekulimeve

09:47, 29/05/2024

Artisti nga Kosova, Majk ka reaguar për herë të parë për aludimet që u ndezën pasi ai fshiu një postim në Instastory të Xhensilës.

Siç shprehet ai ky postim u bë “repost” nga një faqe që kishte këngën e tij në sfond dhe në video shfaqej Xhensila, duke tentuar të shuajë zërat se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa kolegë.

Image

Videoja që u fshi shpejt nga Majk qarkulloi si “screenshot” në media. Ndërkohë që u aludua se postimi mund të ishtë një ngacmim nga ana e tij për Xhensilën.

Majk dhe Xhensila kanë një raport të mirë miqësor, të paktën me aq sa dimë. Ata kanë edhe një bashkëpunim, “T’i fala” që u publikua një vit më parë dhe u prit shumë mirë nga publiku.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco