Pas incidentit me foton ‘provokuese’ në Eurovision, Klaudia Pepa dhe Niko Komani zbulojnë detaje të reja

Pas incidentit me foton ‘provokuese’ në Eurovision, Klaudia Pepa dhe Niko Komani zbulojnë detaje të reja

10:05, 03/05/2022

Eurovizioni ka fshirë nga faqja zyrtare “foton provokuese” të Ronela Hajatit gjatë performancës.

Dy artistë të ekipit të Shqipërisë në Eurovizion, koreografja Klaudia Pepa dhe kostumografi Niko Komani, kanë komentuar mbi situatën për emisionin “Sot”.

Niko Komani, tha se performanca e Ronelës është pritur mirë në Itali.

“Unë mendoj se është bërë më e madhe seç është, por impakti ktej është shumë i mirë”, tha Niko Komani.

Komani tha se kënga e Ronelës dëgjohet edhe nëpër klubet e natës në Torino.

“E ndalin Ronelën në rrugë për autograf”, tha ai.

Klaudia Pepa tregoi se kënga pëlqehet shumë, po ashtu edhe Ronela si personazh, dhe se koreografia nuk do të ndryshohet.

Pepa zbuloi se edhe vetë ajo do të jetë pjesë e performancës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco