‘Lojërat e urisë’ a.k.a, The “Hunger Games” janë rikthyer! Kjo është ajo që dimë deri tani për filmin e ri

‘Lojërat e urisë’ a.k.a, The “Hunger Games” janë rikthyer! Kjo është ajo që dimë deri tani për filmin e ri

22:30, 02/05/2022

Tifozët e “Lojërave të Urisë” le të gëzohen! Një film i ri është aktualisht në punim e sipër me një kast krejtësisht misterioz.

“Lionsgate” njoftoi se një prequel i titulluar “Balada e zogjve këngëtarë dhe gjarpërinjve” është tashmë në prodhim. E ndërsa fansat janë të emocionuar për lajmin, ata gjithashtu thonë se do të dëshironin të shihnin disa personazhe të preferuar të kthehen.

Filmi i ri është caktuar të dalë më 17 nëntor 2023, me një skenar që zhvillohet gjatë Lojërave të 10-ta të Urisë, vite përpara se Katniss Everdeen të përballej me presidentin e “Panem”, pasi ajo shfaqet vetëm deri në Lojërat e 74-ta të Urisë.

Këtë herë filmi do të tregojë të riun Coriolanus Snow duke mentoruar vajzën 18-vjeçare Lucy Grey Baird, e cila është haraçi i zgjedhur nga “District 12”.

Teaser-i i parë për prequel-in u shfaq gjatë “CinemaCon”, megjithatë nuk zbuloi asnjë pjesëtar nga kasti, por përkundrazi rrëfen një frazë misterioze, “Bota do të zbulojë … kush është një zog këngëtar … dhe kush është një gjarpër .”

Filmat e suksesshëm bazohen në librat më të shitur të Suzanne Collins, duke e katapultuar famën e aktores Jennifer Lawrence. Pas publikimit të filmit të parë, aktorja ka fituar 3 miliardë dollarë në arkat globale.

Collins vazhdoi ta shkruante “Baladën e zogjve këngëtarë dhe gjarpërinjve” në vitin 2020, duke u fokusuar në antagonistin kryesor të historisë origjinale. Kjo e ka bërë Lionsgate të interesuar për ta kthyer librin në një film para se ai të publikohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco