Ish-Miss Ukraina iu bashkua luftës kundër pushtimit rus

Ish-Miss Ukraina iu bashkua luftës kundër pushtimit rus

08:14, 27/02/2022

Ish-“Miss Grand Ukraina” i është bashkuar ushtrisë së vendit të saj për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Anastasiia Lenna u kurorëzua fituese e konkursit kombëtar në moshën 24-vjeçare në vitin 2015, teksa verboi shikuesit me paraqitjen me fustane dhe taka të larta, por modelja e ka ndërruar stilin e saj magjepsës të veshjes, për të vënë trupin e saj në linjën e frontit për Ukrainën.

Sipas përshkrimeve që ajo ia ka vënë profilit të saj në Instagram, Anastasiia nuk është e panjohur në përdorimin e armëve, megjithëse deri më tani ka gjuajtur vetëm predha plastike dhe jo plumba të vërtetë.

Fotografitë në Instagram e tregojnë atë me pajisje të plota ushtarake në arena të pyllëzuara dhe terrene të brendshme stërvitore gjatë dy viteve të fundit, por tani ajo do të shpresojë që përvoja e saj të jetë e dobishme.

Që kur Vladimir Putin bëri luftë kundër Ukrainës këtë javë, ish-mbretëresha e bukurisë ka përdorur platformën e saj me mbi 40,000 ndjekës në rrjetin social Instagram, për të kërkuar mbështetjen për vendin e saj.

 

Të shtunën, Anastasiia ndau me ndjekësit e saj fotografi dhe shkrime me përmbajtje të ndryshme patriotike në Instagram.

 

Ajo paralajmëroi trupat ruse: “Të gjithë ata që kaluan kufirin ukrainas me qëllimin për të pushtuar do të vriten!”.

Një tjetër postim shprehte krenarinë e saj për rezistencën e deritanishme të Ukrainës, e cila tashmë ka parë Rusinë të humbasë më shumë burra sesa kishte pritur Putini, sipas informacioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco