Lajm i mirë! ‘Emily in Paris’ nis xhirimet për sezonin e dytë

Lajm i mirë! ‘Emily in Paris’ nis xhirimet për sezonin e dytë

19:02, 04/05/2021

‘Netflix’ njoftoi se ka filluar zyrtarisht prodhimi i sezonit të dytë të serialit ‘Emily in Paris”. Seriali hit, i cili vjen nga krijuesi i “Sex and the City” Darren Star, ku po xhirohet në vendet franceze si Paris dhe St. Tropez.

Në këtë sezon luan sërish Lily Collins, si një grua e re që lëviz nga Çikago në Paris për të ofruar një perspektivë amerikane për agjencinë e firmës së saj të marketingut, “Savoir”.

‘Netflix’ zbuloi gjithashtu se numrat e shikueshmërisë për sezonin e parë të shfaqjes, arritën në 58 milionë familje në të gjithë globin në 28 ditët e tij të para, duke e bërë atë serialin e tyre më të popullarizuar të vitit 2020.

Pas suksesit të serialit, aktorja Lily Collins fitoi nominimet e ‘Golden Globe’ në shkurt, si aktorja më e mirë komedi/muzikal TV, si dhe për komedinë ose muzikalin më të mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco