'Love' rrëmben 6 çmime në Virginia: Rozi Kostani rrëfen teksperiencën dhe prapaskenat e filmit

'Love' rrëmben 6 çmime në Virginia: Rozi Kostani rrëfen teksperiencën dhe prapaskenat e filmit

12:18, 03/05/2021

Ditën e sotme, në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri Tv ishte e ftuar në një lidhje me Skype, aktorja Rozi Kostani.

Ajo rrëfeu ekperiencën e saj me filmin 'Love', një film që u vlerësua shumë në SHBA duke marrë plot 6 çmime.

Filmi 'Love' produksion i Papa Dhimitrit është një film që shtriu suksesin e tij edhe në Virginia në Festivalin e Filmit duke korrur 6 çmime.

"Filmi ka marrë përkatësisht gjysmën e çmimeve në një kompeticion me plot 50 filma të tjerë. Filimi paraqet disa stade të një lidhjeje martesore, çfarë i bën njerëzit të gjejnë veten shumë mirë në të. Ata me sa duket kane vlerësuar thjeshtësinë e filmit që mban brenda. Edhe si realizim edhe si strukturë filmike. Ky është një realitet që përjeton gjithsecili nga ne. Ndihesh mirë kur vlerësohesh përtej detit", u shpreh Rozi Kostani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco