Pandemia dhe ish-gruaja fundosin aktorin Robert De Niro, drejt falimentit financiar

Pandemia dhe ish-gruaja fundosin aktorin Robert De Niro, drejt falimentit financiar

21:36, 02/05/2021

Aktori i njohur hollivudian Robert De Niro është në prag të falimentimit. Tashmë 77-vjeçari është i detyruar të pranojë çdo rol që i ofrohet dhe të punojë 6 ditë në javë për 12 orë në ditë.

Shkaku kryesor, sipas avokatit të tij, është divorci i kushtueshëm nga ish-bashkëshortja Grace Hightoëer me të cilën u martua në 97-n dhe qëndruan bashkë deri në 2018-n duke pasur edhe 2 fëmijë, por De Niro ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga martesa të mëparshme.

Sipas avokatëve, divorci dhe pandemia rrënoi financat e aktorit dhe se nuk mund t’i paguante më 1 milion dollarë në vit ish-bashkëshortes që njihet për shpenzime të çmendura.

Por edhe pala tjetër e akuzon fituesin e 2 herë të çmimit Oskar se nuk menaxhon si duhet të ardhurat. Avokati i ish-bashkëshortes tha se De Niro fitoi 5 milionë dollarë nga filmi “The Irishman”, por i harxhoi ato me pushime të shtrenjta dhe blerjen e një kantine vere.

Ndërkohë që beteja në gjykatë ende vazhdon…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco