Oscar/ Hopkins 'rrëmben' çmimin 'Aktori më i mirë' duke u bërë fituesi më i vjetër në moshë

Oscar/ Hopkins 'rrëmben' çmimin 'Aktori më i mirë' duke u bërë fituesi më i vjetër në moshë

08:37, 26/04/2021

Oscar 2021 ishte ngjarja e parë e madhe me pjesëmarrje pas këtyre muajve të vështira për shkak të pandemisë COVID-19.

''Nata e Yjeve" ishte edhe një herë një ceremoni pa një prezantues, por me një seri yjesh që dilnin me radhë në skenë për të shpërblyer kolegët, që nga Harrison Ford.

Siç pritej ‘Nomadland’ fiton duke marrë çmimet kryesore: filmi më i mirë, regjisori më i mirë dhe aktorja më e mirë ( Frances McDormand ). 

Por supriza e kësaj nate ishte ikona e Hollivudit Anthony Hopkins i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë në 93 Academy Awards në Los Angelos.

Hopkins 83 vjeç fitoi për interpretimin e tij në filmin ‘The Father’ shkruajtur nga romancieri dhe dramaturgu francez Florian Zeller, duke u bërë kështu fituesi më i vjetër në moshë që fiton Oscar një ndër që më parë e mbante aktori Christopher Plummer, i cili ishte 82 vjeç kur fitoi në 2011.

Gjithashtu për çmimin 'Aktori më i mirë'' ishin të përfshirë dhe Gary Oldman (për Mank) dhe Riz Ahmed (The Sound of Metal) si dhe aktori aziatiko-amerikan Steven Yuen për Minari.

 Përfshirja e Yuen dhe Ahmed shënoi herën e parë që dy aktorë aziatikë ishin përzgjedhur në kategorinë e aktorëve më të mirë.

Hopkins nuk e mori çmimin e tij personalisht dhe fjalimi i parashikuar i fitores i mbajtur për nder të tij nga Olivia Colman në Londër nuk u materializua. 

Çmimi i tij kurorëzoi një ceremoni shumë të pazakontë të Oskareve , e cila përfundoi menjëherë pasi u njoftua.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco