Pas betejës me Covid-19, këngëtarja shqiptare i dedikon këngë pandemisë

Pas betejës me Covid-19, këngëtarja shqiptare i dedikon këngë pandemisë

10:22, 25/04/2021

Manjola Nallbani zbuloi para pak muajsh se ishte prekur nga Covid-19 dhe se duhej të qëndronte e izoluar në shtëpi.

Më herët, ajo ka treguar se e ka fituar betejën me virusin, por për të nuk ka qenë fare e lehtë.

Në një postim të bërë në Instagram, Nallbani ka treguar se ka përjetuar shqetësime që nuk i ka provuar kurrë më parë nga një grip i thjeshtë.

Ajo shprehet se përveç shqetësimeve fizike, ka pasur edhe nga gjendja psikologjike, duke qenë se ishte gjatë gjithë kohës e trembur.

Në fund Manjola shton se pas gjithë kësaj situate ka kuptuar se ka shumë njerëz që e duan, por që këtë gjë nuk arrijmë ta kuptojmë gjatë përditshmërisë sonë.

Mesa duket beteja me koronavirusin ka lënë gjurmë tek Manjolla Nallbani dhe këtë e ka reflektuar me projektin më të ri që ka publikuar, një këngë dedikuar situatës së pandemisë dhe veçanërisht sakrificës së mjekëve.

Kjo këngë mban titullin “Triumf”, për të cilën ajo ka shkruar: “Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco