Princi Charles po futet në rolin tradicional të babait, pas vdekjes së tij

Princi Charles po futet në rolin tradicional të babait, pas vdekjes së tij

10:35, 25/04/2021

Mbretëresha do të ketë një princ në krah gjatë 'Hapjes Shtetërore të Parlamentit' - djalin e saj, Charles.

Princi Charles zyrtarisht do të futet në rolin tradicional të babait pas vdekjes së babait të tij , princi Filip, sipas The Sun .

Philip u tërhoq nga detyrat publike në 2016, kështu që kjo nuk do të jetë hera e parë që Charles shoqëron Mbretëreshën Elizabeth në hapjen e Parlamentit.

Por tani Charles pritet të marrë "një rol më domethënës dhe aktiv", tha një burim për gazetën.

Hapja e Parlamentit do të bëhet më 11 maj.

"Është një sinjal i qartë se Mbretëresha nuk dëshiron që kurora të kapërcejë një brez dhe se Princi Charles do të fillojë të marrë një rol edhe më të madh në jetën mbretërore", tha burimi.

Një burim shtoi: “Do të ketë një shfaqje të dukshme mbështetjeje për Mbretëreshën nga anëtarët e moshuar të familjes në ngjarjet e ardhshme dhe hapja e Parlamentit nuk bën përjashtim."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco