Fotografohen bashkë Andi dhe Jasmina, tërheqja e deklaratës një skenar?

Fotografohen bashkë Andi dhe Jasmina, tërheqja e deklaratës një skenar?

08:58, 25/04/2021

Andi dhe Jasmnina mbeten dyshja më e përfolur e ‘Përputhen’.

Ata madje u deklaruan për njëri-tjetrin, deklaratë të cilën vetëm pak kohë më pas e hodhën poshtë, duke u shprehur se nuk shohin përputhje mes tyre.

"Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë. A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh", tha konkurrenti.

Mirëpo duket se gjërat mes dyshes nuk janë mbyllur me kaq.

Faqja e njohur në Instagram 'Shpërputhen' ka ndarë së fundmi një foto ku Andi dhe Jasmnia duken duke ngrënë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga fast food-et e Tiranës

Me sa duket, dyshja ka reflektuar dhe po përpiqet të rregullojë gjërat mes tyre ose gjithçka ishte një skenar.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco