'T'i hiqet dekorata Mehdi Bushatit'/ Shpërthen Megi Pojani: Një gjakpirës! Ai ka torturuar xhaxhain dhe gjyshin tim

'T'i hiqet dekorata Mehdi Bushatit'/ Shpërthen Megi Pojani: Një gjakpirës! Ai ka torturuar xhaxhain dhe gjyshin tim

12:01, 07/04/2021

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në 'Syri Tv', në një lidhje me Skype, ishte  Megi Pojani.

Megi Pojani një blogere, moderatore, madje dhe aktore,  është një ndër vajzat më të komentuara e më të pëlqyera në showbizzin shqiptar.

Ajo e ka nisur karrierën në Hostel by Anabel dhe më pas si aktore në “LLT” ku ka rezultuar e suksesshme.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim Megin, si një vajzë mjaft seksi dhe plot humor, në këtë lidhje me 'Skype' në 'Kafe Shqeto', biseda u përqëndrua në një qasje krejt tjetër: Komunizmin.

Megi Pojani, është përfaqësuese e të rinjve anti-komunistë, dhe pas kësaj, duket se fshihet një histori e trishtë familjare, pasi familja e saj ka qenë e përndjekur politikisht.

Këtë qajse të saj, Megi nuk ka tentuar ta mbajë as larg rrjeteve sociale, ku ka reaguar shpesh në lidhje me këtë temë.

‘Kushdo që më njeh e di shumë mirë që jam shumë e ndjeshme ndaj temave që lidhje me komunizimin se i kam të dy prindërit e prekur nga regjimi, nuk më ka rastisur të flas për këtë gjë pasi nuk më ka lidhur puna. Kjo është një temë për të cilën nuk flitet askund, unë isha e vetmja në shkollë që kam folur hapur për komunizmin se të tjerët nuk e njihnin.Nuk flitet aq sa duhet për këtë temë, un do të doja që fëmija im të njihte periudhën e komunizmit dhe jo të pushtimit Osman.

Ka akoma njerëz që thonë se ajo ishte një periudhë e mirë, dhe këto fëmijë janë rritur nga prindër që kanë menduar njëlloj” u shpreh Megi.

Ajo foli gjithashtu për 'plagën' e saj vjetër dhe akoma të mbyllur nga komunzmi, e cila duke se u ngacmua akoma më shumë kur Presidenti Meta i dha titullin ‘Kalorës i Flamurit’, Mehdi Bushatit, i cili ka torturuar në mënyra nga më ç'njerëzoret meshkujt e familjes Pojani, gjatë vuajtjes së dënimit të tyre.

Megi, tregoi se babi saj ka qenë 17 vjet , gjyshi 24 vjet, ndërsa xhaxhai 22 vjet në burg për agjitacion dhe propagandë.

“Gjyshi dhe xhaxhai im kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mehdi Bushatin dhe ai ka qenë dy herë hetues për gjyshin tim. Dhe ai është një sadist, përbindësh, gjakpirës, përfitonte dhe ndjente kënaqësi duke sulmuar djem të rinj dhe të pafajshëm, gjyshi im ka pasur akoma shenja në trup nga dhuna që i ka ushtruar Mehdi Bushati.

Xhaxhai im ka qenë një nga iniciatorët e revoltës së Spaqit dhe ka pas një tjetër histori të frikshme me Mehdi Bushatin”, u shpreh ajo.

Megi gjithashtu lexoi disa rreshta nga një rrëfim i xhaxhait të saj , ku ai rrëfente se Mehdi Bushati edhe e kishte kafshuar, duke e torturuar atë dhe jo vetëm.

E rritur me këto histori, Megi thekson dhe nuk ka mundur të jetë vetëm spektatore e saj, pasi e ka përjetuar shumë atë, duke treguar se kishte ardhur koha të bënte diçka për këtë përvojë të jetës së saj, dhe vendosi të kërkojë minimumi, heqjen e dekoratës së Mehdi Bushatit.

E pyetur nga Flavio, nëse ngritja e zërit dhe revoltimi i saj  ka sjellë ndonjë reagim deri më tani, Megi tregoi:

"Ne kemi deri tani 11,000 vota në peticionin për heqjen e dekoratës së Mehdi Bushatit dhe kam marrë shume mesazhe mbështetëse nga njerëz që kanë trauma të tilla, dhe nuk kanë me kë ta flasin. Kriminelë dhe vrasës si Mehdi Bushti vazhdojnë të qëndrojnë të lirë, duke shijuar diellin, kafen dhe nipërit, dhe titulli aq i lartë është shumë i padrejtë. Unë po përpiqem ta justifkoj dekorimin e tij nga Presidenti me faktin se ky është një gabim dhe ai nuk e ka ditur."

Megi Pojani gjithashtu premtoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kjo nismë.

“Dua ti shkojmë deri në fund, sepse kemi shumë të drejtë dhe minimumi që duam është t’i heqim dekoratën Mehdi Bushatit.

Ne nuk mund të lejojmë që këto njerëz të trajtohen kaq mirë dhe e shkuara jonë të harrohet”, u shpreh ajo. /R.D.syri.net

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco