Melisa merr vendim të papritur pasi Tea tha se ajo dhe Andi ishin në lidhje

Melisa merr vendim të papritur pasi Tea tha se ajo dhe Andi ishin në lidhje

12:14, 07/04/2021

Melisa ka marrë veprimin e papritur pas deklaratës së fundi të Teas.

Tea Trifoni ka thyer heshtjen pas ndarjes nga Bearti, duke rrëfyer arsyet që e quan në këtë vendim.

Ajo tha se lidhja me Beartin u bë toksike, ata ishin në çdo moment pranë njëri-tjetrit dhe se ai ishte xheloz e kishte pasiguri, andaj vendosën të ndahen.

Po ashtu, Tea theksoi se edhe Andi kishte lidhje të fshehtë me një vajzë, e meqë Melisa ka qenë emër shumë i lakuar për lidhje të mundshme me të, të gjithëve u shkoi mendja tek emri i saj.

Pas kësaj deklarate, Melisa reagoi përmes një postimi ku shpërndau shprehjen ku thuhej “Zemra ime është shumë e lodhur”.

Më pastaj, ajo vendosi që të ‘zhduket’ nga Instagrami, duke e mbyllur llogarinë.

Në anën tjetër, reagime erdhën edhe nga ana e Andit, i cili tha se së shpejti do ta tregojë të vërtetën e tij për gjithë këtë situatë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco