Skamja ka kapluar këngëtarët e Kosovës, ia mësyjnë Shqipërisë për dasma!

Skamja ka kapluar këngëtarët e Kosovës, ia mësyjnë Shqipërisë për dasma!

10:07, 07/04/2021

Një dasmë prej kosovarëve u pronontua të mbahet në Kukës.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Syri.net Kosova këngëtari Afrim Muçiqi, i cili është përfaqësues i estradës në Odën e Hotelerisë.

“Po një dasmë është rezervuar në Kukës për në muajin korrik. Kemi shumë thirrje e sugjerime nga populli këtu por edhe nga Diaspora që nëse në Kosovë nuk lejohen, dasmat të mbahen në Shqipëri. Kjo nuk është një gjë e mirë, sepse, para se të mbushet xhepi i vëllait, duhet mbushur xhepin tonë. Ne me Odën e Hotelerisë sot ose nesër do mbajmë një takim dhe po presim, urojmë që kurdo që të ketë hapje, të mos ketë standarde të dyfishta, pra bizneset tjera të hapen e ne jo” tha Muçiqi.

Madje, Afrimi tha se deri sot kanë respektuar krejt masat e parapara dhe nëse përdoren këto standarde të dyfishta, estrada nuk do t’i marrë parasysh më këto vendime.

“Deri sot kemi respektuar secilin vendim, por, nëse na mbajnë vetëm neve të mbyllur, ne do të shkojmë deri të padegjueshmëria. Dasmorët janë ata që i bëjnë dasmat, nëse na ftojnë ne do shkojmë për të kënduar” theksoi ai.

Po ashtu, Muçiqi tha se vendimi i fundit që dasmat të mbahen me 10 persona është një dëshmi që në këtë fushë po punojnë njerëz joadekuat madje tha se për secilin vendim që merret nga Qeveria, ata duhet ta kenë nga një ekspert konuslant me secilën fushë, në mënyrë që ta kuptojë punën dhe vendimin ta merr në bazë të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco