Eurovizion/ Merret vendimi për publikun prezent në sallë

Eurovizion/ Merret vendimi për publikun prezent në sallë

17:45, 01/04/2021

Ditën e sotme u mor vendimi për prezencën e publikut gjatë Festivalit të “Eurovision-it”.

Këtë vit, ai do të zhvillohet me publik në sallë. Sipas BBC, do të lejohet prania e 3.500 shikuesve në arenë si pjesë e një testimi nga Qeveria e Holandës.

Festivali do të organizohet në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi ishte anuluar vitin e kaluar.

Arenat do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për Covid-19 para se të lejohen brenda.

Ky njoftim, vjen pasi u lejuan 1.500 adhurues në një festival të muzikës në afërsi të Amsterdamit në mars dhe 5.000 tifozë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 që Holanda e luajti të shtunën me Letoninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco