Meridian Ramçaj: Konkurrentëve ju kanë mbaruar bateritë, 'Përputhen' është një fomat i kopjuar keq

Meridian Ramçaj: Konkurrentëve ju kanë mbaruar bateritë, 'Përputhen' është një fomat i kopjuar keq

13:03, 01/04/2021

Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Sheqto’ në Syri Tv ishte i ftuar ish-opinionisti i ‘Përputhen Prime’, Meridian Ramçaj, i cili foli në lidhje me eksperiencën e tij në këtë program.

Ndër të tjera, ai u shpreh se konkurrentët tashmë janë konsumuar: Ju ka ardhur momenti, janë lodhur, dhe duhen ose karikuar ose ndërruar bateritë, jan e zauruar sepse kanë filluar në Shtator dhe jemi ne Prill.

Ndërsa në lidhje me çiftin Lediana-Mevlan, Meridiani u tregua pesimist duke thënë që: 'Ata akoma nuk kanë dal çift',duke lënë të kuptohet se nuk i shikon si çift.

"Është një format i kopjuar sigurisht, por është një format i kopjuar keq, është një emision që ka në fokus dashurinë por ka shumë devijime", u shpreh ai.

I pyetur nga Flavio nëse ka plan të rikthehet si opinionist, ai u shpreh: Është e vështirë të jetë Meridiani përsëri aty pasi un nuk bëj kompromise.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco