E mahnitshme çka po ndodh në Kosovë, falë këngës së fundit të Dafina Zeqirit (Foto)

E mahnitshme çka po ndodh në Kosovë, falë këngës së fundit të Dafina Zeqirit (Foto)

12:57, 01/04/2021

Para pak javësh, Dafina Zeqiri publikoi këngën “Duro” që jepte një mesazh të fortë dhe ndryshe nga projektet e tjera të saj.

Këngëtarja u mundua që përmes këngës t’i inkurajonte njerëzit të kërkojnë ndihmë kur nuk janë mirë.

Së fundmi, Dafina njoftoi përmes Instagram se mori një mesazh nga “Linja e jetës” (aty ku njerëzit mund të drejtohen për të kërkuar ndihmë), se ka pasur shumë telefonata pasi kanë dëgjuar këngën e saj.

Këngëtarja shpërndau mesazhin duke treguar se kjo e ka bërë të lumtur pasi projekti i saj ‘ndihmoi’ sado pak njerëzit që kanë nevojë për ndihmë të drejtohen aty ku duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco