Shkrimtarja e familjes mbretërore, zbulon se kush e ka bërë komentin racist në lidhje me Archie

Shkrimtarja e familjes mbretërore, zbulon se kush e ka bërë komentin racist në lidhje me Archie

10:56, 01/04/2021

Komenti racist në lidhje me Archie, ishte temë më e diskutuar e intervistët së Princ Harry-t dhe Meghan Markle dhënë për Oprah Winfrey.

Por 39-vjeçari nuk pranoi të thoshte se kush i kishte filluar ato biseda, duke thënë se do të ishte "e dëmshme" për ta.

Princi Harry gjithashtu tha se ai "nuk do të ndante kurrë" detajet e plota të diskutimit.

Por  shkrimtarja e cila ka botuar dhe tre libra për familjen mbretërore britanike Lady Colin Campbell ka zgjidhur enigmën sipas mediave angleze.

Campbell pretendon se nga një burim brenda Pallatit Buckingham i ka treguar asaj se ishte vajza e Mbretëreshës Elizabeta, Princesha Anne që ka shprehur shqetësimin në lidhje me ngjyrën e Archie.

Megjithatë ajo shtoi se kishte një keqkuptim në lidhje me deklartën e Princesh Anne, pasi nuk ishte ngjyra e lëkurës që e shqetësonte  por shqetësimi i saj për mos gatishmërinë e Megan për të respektuar kontekstin kulturor dhe institucionet e bazilikës.

Lady Campbell është shprehur:

"Jo për shkak të ngjyrës së Meghan, por për shkak të paaftësisë dhe vendosmërisë së Meghan për të qëndruar e paaftë për të vlerësuar ndryshimet kulturore dhe për të patur respekt për institucionin në të cilin ajo martohej."

 Ajo shtoi: "(Anëtari i Familjes Mbretërore) nuk mendonte se Harry duhet të martohej me Meghan Markle dhe mendoi se të gjithë ato që e përkrahën kanë bërë një gabim të madh."

Duke sqaruar se çfarë donte të thoshte ajo me "llojin e gabuar të Amerikës", Lady Campbell vazhdoi të shpjegonte që Meghan është një "foshnjë e ftohtë Kaliforniane" e cila beson se "të gjitha problemet e jetës mund të zgjidhen me një udhëtim në plazh dhe avokado".

Kujtojmë që në deklaratën e lëshuar nga pallati në emër të Mbretëreshës pas intervistës së Meghan dhe Harry-t me Oprah, Mbretëresha tha:

"E gjithë familja është e pikëlluar për të mësuar shkallën e plotë të asaj se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë të dashur familjarë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco