Feride dhe Toprak marrin lajmin e ëmbël, sot  në 'Lule të vetmuara'

Feride dhe Toprak marrin lajmin e ëmbël, sot në 'Lule të vetmuara'

09:14, 01/04/2021

Vajzat dyshojnë se Javuz është gjallë dhe janë të tmerruara.

Nazan i paralajmëron të mos nxjerrin sekretin e tyre dhe të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Por për vajzat kjo nuk është e lehtë pasi i vret ndërgjegja.

Ato nisin të kenë frikë për çdo zhurmë të vogël.

Xhemre sheh ëndërr sikur Javuzi është gjallë. Kader gjithashtu e sheh Javuzin në rrugë.

Toprak dhe Feride marrin lajmin e ëmbël që së shpejti do të bëhen prindër.

Personi që ka shantazhuar vajzat dhe Nazanin është Ezhder.

Ai ka parë gjithçka nga kamerat e sigurisë së shtëpisë dhe ka qenë ai i cili ka lëvizur trupin e Javuzit nga varri.

Ezhder i tregon vajzave dhe Nazanit gjithçka.

Policia gjen trupin e Javuzit në pyll.

Feride dhe Toprak mezi presin të bëhen prindër./revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco