Këngëtarja e njohur 'vizatohet' nga veshja e ngushtë

Këngëtarja e njohur 'vizatohet' nga veshja e ngushtë

18:01, 31/03/2021

Ajo së fundmi konfirmoi se është në një lidhje me balerinin e njohur Max Pham.

Dhe Jessie J sot me daljen në publik shfaqi trupin e saj me veshje sportive në Los Angeles.

32 vjeçarja u përpoq të mbante një dukje të thjeshtë me veshje me ngjyrë të zezë dhe një maskë fytyre ndërsa u pa duke dalë nga një sallon thonjsh në Studio City.

Veshja e sipërme e rehatshme e saj ishte zbukuruar me fjalën “Hun”, ndërsa atletet e markës Nike shfaqën një detaj të prerë.

Me veshjen e saj, Jessie mbante një çantë kremi në dorë dhe telefonin derisa flokët i kishte kapur në pjesën e sipërme të kokës teksa vëmendja bie te vathët e saj prej ari.

Në fillim të këtij muaji, ajo postoi disa fotografi romantike me Max për të shënuar lidhjen e tyre.

Në një foto, dyshja buzëqeshën ëmbël ndërsa pozuan në majë të një kodre me dritat skenike të qytetit pas tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco