Reagon për herë të parë Françeska Jaçe pas djegies së ‘Range Roverit’ luksoz : Atentat apo...?

Reagon për herë të parë Françeska Jaçe pas djegies së ‘Range Roverit’ luksoz : Atentat apo...?

21:41, 30/03/2021

Mbrëmjen e djeshme mediat publikuan lajmin, se makina tip “Range Rover”, i modeles së njohur Françeska Jaçe, u përfshi nga flakët në lagjin “Pavarësia” në Vlorë.

Por mesa duket kjo ngjarje nuk e ka shqetësuar aspak Françeskën, e cila është duke shijuar pushimet në plazhet tropikale të Brazilit. Pak më parë ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku shihet teksa relaksohet në rrezet e diellit dhe detin e kaltër përballë.

Më tej, modelja ka postuar një foto shumë provokuese nga vaska, në të cilën shfaqet e veshur me bikini dhe tregon format e saj shumë seksi.

Gjithashtu, në një story në Instagram Jaçe shprehet e indinjuar me lajmet që kanë qarkulluar në portalet shqiptare, të cilat sipas saj janë të rreme.

Jaçe konsideron këtë si një sulm personal ndaj imazhit të saj, duke shpjeguar që e vërteta e incidentit është që makina ka pësuar një defekt teknik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco