Leonardo Di Caprio reagon sërish: ‘Vjosa Park Kombëtar Tani’

Leonardo Di Caprio reagon sërish: ‘Vjosa Park Kombëtar Tani’

19:29, 30/03/2021

Aktori i njohur Leonardo Di Caprio, për të disatën herë i ka dalë në mbrojtje Parkut Kombëtar Vjosa.

Ai ka ndarë lajmin e mirë të refuzimit të projektit të digës së Kalivaçit dhe kthimin e zonës së Vjosës në Park Kombëtar.

DiCaprio, përmes një postimi në instagramin e tij personal ka ndarë një mesazh shumë të rëndësishëm:

“Javën e kaluar, në #ËaterldËaterDay (Dita Botërore e Ujit), aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin #VjosaNarkParkNoë .

Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra rrjedhje të pandërprera nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor, i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturor i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare "të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit."

Ndani këtë video dhe kërkojini @ediramaal @lulzimbasha @monika.kryemadhi @ilirmeta.faqjazyrtare për të bërë të njëjtën gjë.”, ka shkruar DiCaprio në postimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco