E mbajtën 'sekret'/ Zbulohet gjinia e bebes së Emma Stone

E mbajtën 'sekret'/ Zbulohet gjinia e bebes së Emma Stone

09:43, 30/03/2021

Emma Stone dhe burri i saj, Dave McCary u bënë prindër pak ditë më pa dhe tashmë një burim ka konfirmuar gjininë e foshnjës së tyre.

Aktorja 32-vjeçare, fituese e çmimit Oscar mirëpriti një vajzë, konfirmoi një burim për revistën “People”.

Në një intervistë, duke folur për krijimin e një familjeje, aktorja tha se dëshira për të patur një fëmijë evoluoi me moshën.

“Perspektiva ime për fëmijët ka ndryshuar teksa rritesha. Si adoleshente, thoja se kurrë nuk do të martohem, nuk do bëj kurrë fëmijë.

Dhe pastaj kur u rrita thoja se me të vërtetë dua të martohem, me të vërtetë dua të kem fëmijë.”, theksoi ajo.

Çifti konfirmoi fejesën e tyre në dhjetor të 2019-ës dhe supozohej të martoheshin në mars të vitit 2020, por martesa u shty për shkak të pandemisë.

Por burime kanë bërë me dije se dyshja janë martuar në fshehtësi dhe larg vëmendjes së mediave.

Dyshimet se aktorja i ka dhënë fund beqarisë lindën që në maj të këtij viti, pasi Stone kishte ndërruar unazën e saj të fejesës me një tjetër

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco