Si e humbi pasurinë Princesha e Monakos, Grace Kelly pasurinë e saj?!

Si e humbi pasurinë Princesha e Monakos, Grace Kelly pasurinë e saj?!

09:07, 30/03/2021

Një dokumentar i ri me titullin ‘" Grace Kelly: Milionat që Mungojnë"  u prezantua dje dhe paraqet saktësisht se çfarë thotë titulli, humbja e pashpjegueshme e një pasurie të tërë.

Kur Grace Kelly vdiq në 1982 ajo kishte vetëm 10.000 dollarë në emrin e saj, një shumë e vogël kur bëhet fjalë për Princeshën e Monakos.

Grace Kelly ishte një ndër aktoret më të të suksesshme në Hollywood dhe muza e Alfred Hitchock, para se të martohej me Princ Rainier III dhe të bëhej një anëtare e familjes mbretërore.

Ajo vdiq në moshën 52 vjeçare nga një goditje në tru ndërsa po ngiste makinën e saj.

Kur pasuria e aktores u ekzaminua pas vdekjes se saj, u zbulua se në llogarinë e saj kishte vetëm 10 mijë dollarë dhe një shtëpi në Irlandë, të cilën ajo e kishte trashiguar nga gjyshi i saj.

Kjo ishte në kundërshtim të plotë me jetën e Grace Kelly, pasi të gjithë prisnin që ajo të kishte më shumë pasuri.

Dokumentari, i cili heton rastin, është shkruar nga autori Bonnie Greer,  mësuesja e historisë Kate Williams dhe këshilltarja financiare Jemma Godfrey.

 Ato shpjegojnë se si pasuria e Princeshës së Monakos u humb.

Sipas një deklarate nga Gemma Godfrey për 9Honey thuhet: 

 "Në dokumentar ne shohim për herë të parë dokumente që nuk ishin parë më parë dhe ne i mbledhëm ato për të paraqitur një pamje të situatës së saj financiare dhe është vërtet e mahnitshme".

Zbulimet, të cilat vijnë nga hulumtimi i kryer për dokumentarin, janë se pagat që Grace Kelly mori ishin shumë të ulëta në krahasim me ato të bashkë-yjeve të saj të tjerë.

 Për shembull, për rolin e saj në filmin  «To Catch A Thief» të Alfred Hitchcock  kishte marrë vetëm 5.000 dollarë, ndryshe nga Cary Grant, i cili kishte marrë 18,750 dollarë.

Dhe ndërsa të gjithë do të prisnin që gjërat të shkonin më mirë për Grace pas martesës së saj me Princin Rainier, ndodhi e kundërta. 

Përveç faktit që ajo e la karrierën e saj në Hollywood për t'u bërë anëtare e familjes mbretërore, një fakt për të cilin ajo u pendua, në vend që të "rrisë" pasurinë e saj, ajo e humbi pothuajse të gjithë atë.

 Aktorja, në mënyrë që të "bëhej një princeshë", iu desh të jepte 2 milion dollarë si pajë familjes mbretërore, pra të gjithë pasurisë së saj, por edhe një pjesë të madhe të trashëgimisë së saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco