Sharon Stone bën deklaratën tronditëse: Gjyshi im abuzoi me mua dhe motrën, gjyshja e ndihmoi

Sharon Stone bën deklaratën tronditëse: Gjyshi im abuzoi me mua dhe motrën, gjyshja e ndihmoi

08:36, 30/03/2021

Zbulime rreth mometeve të vështira të jetës së saj dhe ngjarjeve që e bën që ajo të jetë Sharon Stone, aktorja i ka treguar në librin e saj të titulluar 'Bukuria e të jetuarit dy herë’.

Libri i aktores është i mbushur me kujtime dhe ndër të tjera aktorja 63 vjeçare flet për goditjen në tru që pësoi 20 vite më parë e cila e çoi në prag të vdekjes, por edhe për abuzimin seksual nga gjyshi i saj kur ajo ishte fëmijë.

Sipas Daily Mail, ylli i ‘Basic Instic’ përshkruan në librin e saj se si ajo dhe motra e saj u morën në dhomë nga gjyshi i tyre kur ishin fëmijë, pastaj gjyshja e tyre mbylli derën dhe plaku Clarence Lawson filloi të ngacmonte.

Kur gjyshi i saj vdiq aktorja ishte 14 vjeç dhe shkruan që u fut në akrovolin për tu siguruar që ai kishte vdekur.

‘Unë e  trazova për të parë nëse ai lëvizte dhe isha shumë e lumtur që ai më në fund kishte vdekur. Unë e shikova Kellyn dhe ajo e kuptoi: ajo ishte 11 vjeç dhe kuptoi se gjithçka mbaroi’ shkruan në libër Sharon Stone.

Stone u rrit në Meadville, Pennsylvania.

 Ajo ishte jashtëzakonisht e talentuar si fëmijë dhe hyri në klasën e dytë kur ishte pesë vjeç. 

Në të njëjtën vit kur gjyshi is saj vdiq ajo pati një aksident të rëndë i cili i la një shenjë të madhe në qafë por që nuk duket më për shkak të operacioneve plastike.

Në kujtimet e saj, Stone kthehet kundër "grabitqarëve seksualë" të Hollivudit dhe në mënyrë specifike përmend (por jo me emër) një producent i cili e detyroi atë të bënte seks të vërtetë me një bashkë-yll për të "shpëtuar" një film.

Stone shkruan gjithashtu në libër dhe për skenën e famshme të marrjes në pyetje të trillerit erotik "Basic Instinct ",me të cilin nisi dhe fama e saj në 1992.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco