Çfarë po ndodh me Franceska Jaçen/ Nga djegia e makinës te aksidenti në hyrje të Vlorës

Çfarë po ndodh me Franceska Jaçen/ Nga djegia e makinës te aksidenti në hyrje të Vlorës

22:42, 29/03/2021

Modelja dhe ish- banorja e ‘Big Brother’, Françeska Jaçe duket se nuk po gjen qetësi.

Në muajin nëntor të vitit të shkuar, ajo u përfshi në një aksident rrugor, ku makina e saj tip ‘ BMË’  u kthye totalisht përmbys.

Sipas policisë në atë kohë, shkak u bë shpejtësia e madhe që kishte Françeska teksa drejtonte mjetin.

Mirëpo, fatmirësisht ajo mori vetëm disa dëmtime të lehta.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, pesë muaj pas aksidentit, makinës “Range Rover” në pronësi të Jaçes në lagje “Pavarsia” Vlorë,  është përfshirë nga flakët.

Burime mediatike bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Nuk dihet se çfarë po ndodh aktualisht me jetën private të modeles, por peripecitë nuk paskan fund.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco