Jason Derulo dhe Jena Frumes janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku!
Derulo zbuloi lajmin e madh në Instagram me një video të ëmbël të tij duke treguar dashuri për beben dhe Frumes ndërsa ishte në plazh.
'Nuk mund të isha më i lumtur për këtë kapitull të ri në jetën tonë’, ka shkruar ai krahas videos.
Ndërsa, Frumes postoi edhe fotografinë e saj për këtë pritje të ëmbël me mbishkrimin "Mami & Baba".
Ndërkohë, fansat tregojnë se Derulo foli për mundësinë e lindjes së një fëmijës, në një intervistë me Page Six vitin e kaluar.
© SYRI.net