U fol se ishin në një romancë por Miley Cyrus dhe Yungblud qenkan thjesht miq

U fol se ishin në një romancë por Miley Cyrus dhe Yungblud qenkan thjesht miq

13:57, 28/03/2021

Asgjë romantike nuk po ndodh midis Miley Cyrus dhe Yungblud – tani për tani.

Të enjten, Cyrus, 28 vjeçe dhe ylli i “11 minutes”, 23 vjeçar, u panë duke u argëtuar me njëri-tjetrin në Rainbow Bar & Grill në West Hollywood, siç shihet në fotografitë e marra nga The Daily Mail.

Një burim ka thënë për revistën People se Cyrus dhe Yungblud – emri i vërtetë i të cilit është Dominic Harrison – janë ‘thjesht miq’.

Cyrus ishte martuar më parë me Liam Hemsëorth dhe në marrëdhënie paraprake me Kaitlynn Carter dhe Cody Simpson.

Yungblud, ndërkohë, ishte në një romancë dashurie me këngëtaren tjetër Halsey, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me Alev Aydin.

Cyrus dhe Simpson i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjatë vitit të kaluar pas afro dhjetë muajsh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco